Përshkrimi I Pronës
Në shitje, një pronë unike pranë Liqenit të Farkës, vetëm 10 minuta larg nga TEG dhe 20 minuta nga qendra e Tiranës. E rrethuar nga kodrat e bukura që zbukurojnë kryeqytetin, kjo zonë ofron qetësi absolute, ajër të pastër dhe siguri maksimale. Akses i lehtë nga rrugë e asfaltuar dhe afërsi me të gjitha institucionet e domosdoshme për një jetesë komode.
Prona përfshin një shtëpi njëkatëshe të vjetër, e cila ka dy dhoma, një kuzhinë, një banjë dhe një verandë të këndshme. Me një sipërfaqe prej 400 m² truall, ky është vendi ideal për t’u larguar nga zhurma e qytetit. Çmimi: €150,000.