fbpx
header
Rezultatet e kërkimit tuaj

MARSIAL Real Estate x Global Real Extate Fair Tirana

nga Alban Demirxhiu në 10/06/2024
MARSIAL Real Estate x Global Real Extate Fair Tirana

eXplore. Discover. Own.

Eksploro. Zbulo. Posedo.

Nën këtë moto vjen, për herë të parë në Shqipëri, panairin ndërkombëtar të Pasurive të Paluajtshme Global Real Extate Fair 2024, i cili mbahet në Piramidën e Tiranës, nga data 12 deri në 14 Qershor. Ky aktivitet risi dhe i rëndësishëm përfaqëson ndikimin e përbashkët e të pandarë midis kulturës dhe tregtisë, duke vënë në pah lulëzimin e tregut të pasurive të paluajtshme në vëndin tonë, ku transaksionet arritën në 1.3 miliardë euro vitin e kaluar. Duke sjellë së bashku profesionistë dhe vizionarë të industrisë nga e gjithë Evropa, panairi krijon një mjedis të pasur për aleanca strategjike dhe njohuri në dinamikën socio-ekonomike të pasurive të paluajtshme. Ky panair ju fton të përfshiheni në një botë të paraqitjeve inovative të listimeve, teknologjisë së pronës dhe diskutimeve mbi zhvillimin e qëndrueshëm, duke e bërë këtë panair një platformë vendimtare për rritjen profesionale dhe avancimin e industrisë.

Agjencia e Ndërmjetësimit të Pasurive të Paluajtshme MARSIAL Real Estate do të jetë pjesëmarrëse në këtë event së bashku me partnerët me të cilët bashkëpunon ndër vite. Emri i bashkëpunimit është Partners in Real Estate Albania dhe përbëhet edhe nga 4 agjenci të tjera të të njëjtës fushë: Dielli Real Estate, Green Eyes Real Estate, Golden Home Albania dhe A2B Property and Tours.

Me një eksperiencë mbi 15 vjeçare në tregun e pasurive të paluajtshme, Agjensia MARSIAL ka ndërtuar një reputacion të fortë për besueshmëri dhe profesionalizëm në të gjitha aktet dhe transaksionet me pronat. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është t’i vijë në ndihmë klientëve me më shumë variacion kërkesash dhe ofertash në tregun e pasurive të paluajtshme, duke siguruar që çdo nevojë dhe preferencë e tyre të plotësohet nga ne apo nga partnerët tanë të besuar.

Mirëpresim të gjithë miqtë dhe klientët tanë të na vizitojnë pranë stendës sonë dhe, pse jo, edhe në bashkëpunime të mëtejshme. MARSIAL Real Estate, Agjensia juaj e Pronave!

 

Loading

Ndaj

Lini një Përgjigje

  • Reset Password

  • Kerkim i Avancuar

  • Këmbe Monedhë

  • Shikime

    Loading

  • Newsletter

    Mund t'ju ndihmojmë më shumë nëse na tregoni per cfare jeni te interesuar!

Krahasoni