• Measurement Unit

  • Currency

Rezultatet e kërkimit tuaj

Raporti Teknik & Dokumentet

RAPORTI TEKNIK ZYRTAR

Çfarë është Raporti Teknik i Vlerësimit?

Raporti Teknik është dokumenti zyrtar i hartuar nga një ekspert vlerësues i licencuar që përcakton vlerën reale të pronës tuaj në tregun e pasurive të paluajtshme në momentin aktual të krijimit të tij. Ndryshe nga një vlerësim i thjeshtë, ky raport është një analizë e thelluar teknike dhe ligjore.

  • Dokument i domosdoshëm për procesin e rivlerësimit 5%.
  • Përcakton sipërfaqen, gjendjen teknike dhe cilësinë e ndërtimit.
  • Analizon çmimet e referencës dhe transaksionet reale në zonë.
  • I vlefshëm për Bankat, Gjykatat dhe institucionet shtetërore.

MARSIAL, vlerësimi bëhet me saktësi arkitektonike, duke u siguruar që asnjë detaj që shton vlerën e shtëpisë suaj të mos mbetet pa u pasqyruar.

Dokumentacioni i Nevojshëm

Për të nisur procesin e rivlerësimit teknik, ju lutemi përgatitni kopjet e dokumenteve të mëposhtme.

Çertifikata e Pronësisë

Kopje e freskët e çertifikatës (e lëshuar brenda 3 muajve të fundit) së bashku me kartelën e pasurisë.

Harta Treguese

Harta treguese e pasurisë ku përcaktohet vendndodhja dhe kufijtë e pronës suaj.

Karta e Identitetit

Kopje e ID-së së pronarit (ose të gjithë bashkëpronarëve) të pasurisë që do të rivlerësohet.

Kontrata e Blerjes

Akti i fitimit të pronësisë (Kontratë shit-blerje, dhurimi ose dëshmi trashëgimie).

Shënim nga Arkitekti

Për raste specifike si trualle apo godina në proces legalizimi, mund të kërkohet edhe Gen-Plani, matje Topografike apo dokumente shtesë teknike. Ekipi i MARSIAL bën verifikimin e plotë ligjor e teknik përpara se të dorëzojë raportin final.

I keni gati dokumentet?

Dërgo dokumentet direkt tek Ing. Albani

Klikoni butonin për të nisur bisedën direkt në WhatsApp Me Ekspertin e Zyrës për Rivlerësimin.

Krahasoni Listimet