• Measurement Unit

  • Currency

Rezultatet e kërkimit tuaj

Pyetje të Përgjithshme (FAQ)

Pyetjet e Shpeshta mbi Rivlerësimin

Gjithçka që duhet të dini për procesin e vlerësimit teknik në Shqipëri

A mund ta bëj vetë rivlerësimin përmes e-Albania?

Jo plotësisht. Ndërsa aplikimi nis në e-Albania, sistemi kërkon detyrimisht ngarkimin e një Raporti Teknik të hartuar nga një vlerësues i licencuar. Pa këtë raport profesional, Kadastra (ASHK) nuk mund të marrë në konsideratë vlerën e re të tregut që pretendoni.

Ku ndryshon llogaritja e e-Albania nga raporti i profesionistit?

Sistemi automatik i e-Albania përdor vetëm çmimet e referencës (fiskale). Vlerësuesi profesionist bën një analizë krahasimore të tregut, duke marrë parasysh investimet në pronë, cilësinë e ndërtimit dhe pozicionin strategjik, duke ju dhënë një vlerë më të saktë dhe më të favorshme.

Pse më duhet një arkitekt vlerësues si MARSIAL?

Një arkitekt identifikon vlerat "e fshehura" (riorganizimi i hapësirës, orientimi, potenciali për zhvillim). Ne sigurohemi që raporti teknik të jetë i padiskutueshëm nga bankat dhe institucionet.

KUJDES: Aplikimi vetëm me çmimet e referencës pa një profesionist mund të rezultojë në një vlerë më të ulët se ajo që meriton prona, duke ju bërë të paguani më shumë tatim gjatë shitjes në të ardhmen.

Afatet Zyrtare të Procesit

Transparenca mbi kohëzgjatjen nga zyra MARSIAL deri te certifikata finale

Sa kohë i duhet MARSIAL për hartimin e Raportit Teknik?
AFATI MARSIAL: 3 - 10 DITË

Pas inspektimit, ekipi ynë harton raportin brenda 3-10 ditëve pune. Afati ndryshon sipas kompleksitetit (apartament vs. objekt industrial).

Sa kohë zgjat shqyrtimi në Kadastër (ASHK)?
AFATI ASHK: 15 - 30 DITË

Pas ngarkimit në e-Albania, ASHK ka një afat ligjor shqyrtimi prej 15-30 ditë pune për verifikimin e të dhënave me arkivin shtetëror.

Kur quhet i përfunduar plotësisht rivlerësimi?

Procesi quhet i mbyllur kur paguani faturën e tatimit 5% dhe në sistem gjenerohet Certifikata e re me vlerën e përditësuar.

OFERTË E LIMITUAR

Konsulta e Parë Paraprake është 100% FALAS

Mos merrni asnjë vendim pa folur më parë me ekspertët tanë. Ne shqyrtojmë dokumentacionin tuaj dhe ju orientojmë drejt rrugës më fitimprurëse pa asnjë detyrim financiar.

Kursim i garantuar që në hapin e parë.

Tarifat tona bazohen në tipologjinë e pronës suaj:

Apartamente
Vila & Shtëpi
Njësi Biznesi
Tokë & Ara
Objekte Industriale
Troje

Hapat e Aplikimit në ASHK

Rrugëtimi administrativ pas hartimit të raportit teknik

e-Albania

Aplikimi kryhet online përmes portalit shtetëror.

Pagesa

Tarifat paguhen në çdo Bankë ose Postë.

Miratimi

Gjenerimi i vlerës së re pas pagesës së tatimit 5%.

1
Aplikimi

Zgjedhim shërbimin në e-Albania dhe ngarkojmë Raportit Teknik të MARSIAL.

2
Fatura e Shërbimit

Sistemi gjeneron tarifën e aplikimit që duhet paguar menjëherë.

3
Fatura e Tatimit 5%

Pas miratimit të raportit, ASHK dërgon faturën finale të tatimit mbi diferencën e vlerës.

Krahasoni Listimet