• Measurement Unit

  • Currency

Rezultatet e kërkimit tuaj

Pse Shqipëria është një Vend Ideal për Investimet në Energji të Rinovueshme

Posted by Silvana Demirxhiu në 26/02/2025
0 Comments

Avantazhet Gjeografike të Shqipërisë për Energjinë e Rinovueshme

Pozicioni gjeografik, larmishmërinë e relievit sëbashku me klimën mesdhetare të Shqipërisë e bëjnë atë një vend ideal për investime në energjinë e rinovueshme. Me mbi 2,500 orë diell në vit, vendi ynë ka një potencial të madh për zhvillimin e projekteve fotovoltaike, hidrocentraleve, dhe parqeve eolike. Tokat me bonitet të ulët, si ato në Darzezë, Fier, Karavasta, Lushnjë, Delvinë, Gjirokastër dhe Sarandë, janë shumë të përshtatshme për instalimin e paneleve diellore. Përveç kësaj, terrenet malore dhe korridoret e erës krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e parqeve eolike, ndërsa rrjetet e shumta lumore vazhdojnë të ofrojnë mundësi për investime në hidrocentrale.

Shqipëria ofron burime të shkëlqyera natyrore për investimet e Energjisë së Rinovueshme dhe biznesi po rrit interesin për të investuar në këtë sektor, duke ju bashkuar fokusit global në këtë drejtim.

Gjithashtu sektori i energjisë në Shqipëri përbën një burim strategjik për një rritje të qëndrueshme ekonomike, duke pasur parasysh larminë e burimeve energjetike dhe vendndodhjen e saj gjeografike, ku përparësi po merr diversifikimi i energjisë së rinovueshme dhe sigurinë e furnizimit me energji në Republikën e Shqipërisë.

Toka të Përshtatshme për Projektet e Energjisë Diellore dhe me Erë

Sipas studimeve dhe kërkimeve të bëra nga expertë publik dhe privat, disa zona në Shqipëri dallohen si vendndodhje optimale për projektet e energjisë së rinovueshme falë karakteristikave të tyre gjeografike dhe klimaterike:

  • Energjia Diellore: Tokat me bonitet të ulët, të kripura, kënetore, pjesë deti dhe që janë jo të përdorshme për bujqësi si në Fier, Lushnjë dhe Sarandë janë shumë të përshtatshme për instalimet fotovoltaike, duke i bërë këto zona zgjedhje të leverdishme për investitorët.
  • Energjia me Erë: Zonat bregdetare dhe malore të ngritura si ajo e Xarrës në Sarandë, janë identifikuar si pika kryesore për ndërtimin e parqeve eolike, falë kushteve të favorshme të erës.
  • Hidrocentrale: Rrjetet lumore të Shqipërisë dhe infrastruktura ekzistuese e hidrocentraleve ofrojnë ende mundësi të mëdha për investime në këtë sektor.

Ekspertiza Jonë në Transaksionet e Tokës për Energjinë e Rinovueshme

MARSIAL Real Estate është një nga aktorët kryesorë në ndërmjetësimin e transaksioneve të tokës për energjinë e rinovueshme në Shqipëri. Agjencia jonë ka ndërmjetësuar me sukses shitjen e tokave për projekte fotovoltaike në Fier, Lushnjë dhe Sarandë, ka kontribuar në përzgjedhjen e lokacioneve për parqe eolike dhe ka negociuar shitjen dhe dhënien me qira të tokës për projekte hidroenergjetike. Në kuadër të këtij zhvillimi, kemi sjellë në Shqipëri Fabrikën e Paneleve TBEA nga Kina dhe jemi ambasadorët rajonalë të TBEA China për shitjen dhe instalimin e paneleve diellore dhe ndërtimin e fermave solare. Gjithashtu po në fushën e infrastrukturës së energjisë së rinovueshme dhe teknologjive të reja kemi bashkëpunime dhe rrjetin tonë të interesit edhe në Indi.

Pse Duhet të Investoni në Tokë për Energji të Rinovueshme Tani?

Tranzicioni global drejt energjisë së rinovueshme po përshpejtohet, dhe Shqipëria ofron potencial të madh në këtë sektor. Mbështetja nga qeveria, rritja e interesit të investitorëve dhe kushtet optimale të tokës e bëjnë këtë periudhë ideale për të siguruar prona të përshtatshme për projekte diellore, eolike dhe hidroenergjetike.

Ju ftojmë të na kontaktoni për ofertat tona të fundit për tokë të përshtatshme për projekte të energjisë së rinovueshme në Fier, Karavasta, Darzezë, Delvinë, Sarandë, dhe Gjirokastër.

Loading

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

  • Listings by Category

  • Këmbe Monedhë

Krahasoni Listimet