fbpx
  • Measurement Unit

  • Currency

Rezultatet e kërkimit tuaj

Pse ju nevojitet një Agjent Pronash?

Postuar nga Silvana Demirxhiu në 05/04/2023
0

Të ndihmoheni dhe të asistoheni në të gjitha hapat e shitje/blerjes apo marrje/dhënies me qira nga një agjent pronash është shumë e nevojshme. Tregu i pasurive të paluajtshme është gjithmonë e në rritje dhe me hapat e ndërmarra drejt formalizimit dhe transparencës së tij në Shqipëri, kërkon gjithmonë e më shumë kujdes dhe përgatitje profesionale. Blerja apo shitja e një prone është një vendim shumë i rëndësishëm, qoftë kur është për herë të parë apo edhe në formën e një investimi, agjenti i pasurive të paluajtshme disponon mjetet për t’ju drejtuar shpejt drejt zgjidhjeve më të mira!

Një agjent i pasurive të paluajtshme është një ndërmjetës i çertifikuar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, i cili punon për të gjetur klientin e duhur për pronën e duhur dhe anasjelltas. Detyra e tij konsiston në asistimin e klientëve (blerës, shitës, qiramarrës apo qiradhënës) objektivisht për t’i sjellë ato në përfundimin me sukses të marrëveshjes kontraktuale sipas rastit.

Kur gjeni një lajmërim për një shtëpi që duket e përshtatshme për kërkesat tuaja dhe kërkoni një takim me agjencinë që menaxhon shitjen, përfitoni nga ky takim për të vlerësuar propozime dhe sygjerime të tjera në portofolin e tyre të pronave.

Meqënëse agjenti i pasurive të paluajtshme është një ndërmjetës midis palëve, ekzistojnë disa karakteristika personale dhe interpersonale që bëjnë diferencën në profesionalizmin e shërbimit të ofruar nga një agjent pronash.

Një agjent pronash të paluajtshme do t’ju informojë për gjërat që duhet të posedoni para se të nënshkruani një marrëveshje, si dhe për kontrollet që duhet të bëhen në pronën që ju intereson të blini apo të merrni me qira, (pronësia, detyrimet e bashkëpronësisë, taksat dhe tarifat vendore apo elemente tjera të ngjashme) dhe ju ndihmon në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për përfundimin e marrëveshjes.

Në këtë drejtim, është mirë të dihet se agjentët e pasurive të paluajtshme nuk improvizojnë. Për të bërë profesionin e agjentit të pasurive të paluajtshme nuk është aq e thjeshte sa duket. Një agjent pronash i mirë trajnohet gjatë gjithë kohës, është në hap me kohën, ka njohuri mbi të gjitha gjërat që ndodhin në treg dhe ka njohuri mbi rregullat dhe ligjet e duhura për përmbylljen e transaksioneve me sukses.

Loading

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

  • Reset Password

  • Listings by Category

  • Këmbe Monedhë

Krahasoni Listimet