• Measurement Unit

  • Currency

Rezultatet e kërkimit tuaj

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me 5% – Mundësi unike duke filluar nga muaji Janar 2026!

Posted by Silvana Demirxhiu në 02/09/2025
0 Comments

Qeveria ka vendosur një nismë të re për pronarët e pasurive të paluajtshme: duke filluar nga janari 2026, bëhet e mundur rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me taksë vetëm 5%, në krahasim me 15% që ka qenë deri më sot. Kjo është një mundësi e rrallë për të kursyer dhe për të optimizuar të ardhurat nga prona juaj.

Pse duhet ta bëni rivlerësimin tani?

  • Kurseni 10% më shumë – shmangni tatimin 15% mbi fitimin nga shit-blerja e pronës.
  • Rritni vlerën zyrtare të pronës në regjistrat shtetërorë, duke e bërë më tërheqëse për shitje apo përdorim si kolateral bankar.
  • Përshtatni pronën me çmimet reale të tregut – në kushtet aktuale të tregut të pasurive të paluajtshme, kjo është një strategji fitimprurëse.

Pse të zgjidhni MARSIAL Real Estate?

Ne jemi një agjenci e licensuar për Vlerësimin dhe Ndërmjetësimin e Pasurive të Paluajtshme, me mbi 20 vite eksperiencë në tregun shqiptar. Ekspertët tanë ju ofrojnë:

  • Shërbim profesional dhe transparent,
  • Dokumentacion të saktë dhe të siguruar ligjërisht,
  • Këshillim të personalizuar për çdo rast.

Përfitoni sot!

Ky vendim është i kufizuar në kohë dhe përfitimet janë të qarta. Mos e humbni mundësinë për ta rivlerësuar pronën tuaj me vetëm 5%!

Ing. Alban DEMIRXHIU

Inxhinier Ndërtimi / Rivlerësues Pasurie e Paluajtshme / Ndërmjetës

MARSIAL Real Estate

Loading

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

  • Listings by Category

  • Këmbe Monedhë

Krahasoni Listimet