• Measurement Unit

  • Currency

MARSIAL Real Estate

Adresa: Rruga Panorama
Ne Flasim: Albanian, English
Orari I Hapjes: 09:00 AM - 18:00 PM
Liçensë: 363
Na Kontaktoni

Rreth Nesh

Agjensia juaj e Pronave!

Agjensia MARSIAL Real Estate & Construction Consulting, tashmë e liçensuar pranë Ministrisë së Drejtësisë në fushën e ndërmjetesimit, është në shërbim të plotë të të gjitha veprimeve mbi pasuritë e patundshme. Me një eksperiencë shumëvjeçare në treg, ajo ofron zgjidhje që plotësojnë nevojat komplekse të kompanive dhe individëve në fushën e ndërmjetësimit, konsulencës, dhe zhvillimit të pasurive të patundshme.. Ne jemi një ekip në rritje dhe të kualifikuar në fushën e Pasurive të Paluajtshme, Konsulencës, Arkitekturës, Planifikimit Urban, Marketimit, Vlerësimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Ndërtimit. Fusha jonë kryesore e ekspertizës në treg është Menaxhimi, Ndërmjetësimi dhe Investimi i Pasurive të Patundshme.

Ne jemi 24/7 në shërbimin tuaj. Profesionalizmi në fushën e Pasurive të Paluajtshme, së bashku me përkushtimin tonë synon në besnikëri në marrdhënie me klientët dhe dhe përsosmëri në arritje. Ne jemi të përkushtuar që të rritemi profesionalisht nga dita në ditë, për të qenë vazhdimisht të informuar me zhvillimet e fundit ekonomike dhe ligjore në nivel lokal dhe global, për t’i shërbyer më mirë interesit të klientëve tanë!

Agjensia jone ju asiston në:

  • Menaxhimin e Pronave, si ndërmjetësimi në shitjet, blerjet dhe marrjen dhe dhënien me qira të pronave,
  • Vlerësimin e Pasurive të paluajtshme, për të dëshmuar vlerën që ka prona juaj ligjërisht në aktin e shit-blerjes por edhe për banka e proçese gjyqësore, etj.
  • Konsulencë për investim dhe projekte të ndryshme, duke i kursyer kohë dhe përpjekje klientit dhe duke aplikuar ekspertizën tonë shumëvjeçare në fushat e përgjegjësisë sonë
  • Marketingun dhe promovimin e pronës nëpërmjet platformave tona online dhe gjithashtu kontakteve ekskluzivë.
  • Zhvillimin dhe Investimin e Pronës duke ndërmjetësuar investitorë të mundshëm me indivd pronarë ose biznese.
  • Konsulencë ne Ndërtim, duke ju asistuar ne projektim dhe konstruksion per zhvillimin e pronave tuaja dhe gjithashtu në përgatitjen për dokumentancionet e nevojshme për lejet sipas rastit!

Ne jemi të fokusuar t’i bëjmë investitorët e huaj dhe vendas, të investojnë në Shqipëri. Rritja e shpejtë ekonomike e vendit, hap shumë mundësi për të investuar në sektorin e energjisë, turizmit, ndërtimit dhe bujqësisë. Informacioni i bollshëm dhe kontaktet e shumta që kemi në dorë për këtë lloj projektesh, në Shqipëri dhe jashtë vendit, na bën një agjensi konsulence dhe ndërmjetësuese të besueshme në treg.

Na kontaktoni për më shumë informacion!

Agency Reviews

Ju duhet të identifikohu në mënyrë që të postoni një përshtypje

Na Kontaktoni

    Adresa: Rruga Panorama

    Krahasoni Listimet