kërkim i avancuar
Rezultatet e kërkimit tuaj

MARSIAL po kërkon bashkëpunim!

nga Silvana Demirxhiu në 16/01/2020
MARSIAL po kërkon bashkëpunim!

Agjensia MARSIAL,

po kërkon hapësira bosh për zhvillim ose hapësira për rizhvillim, të tipi truall, ara, komplekse trojesh etj…

Ne pranojmë çdo sfidë. Kjo nuk do të thotë që vetëm ne do të punojmë për pronën tuaj. Ne përdorim sensin tonë të përbashkët, plus eksperiencën, profesionalizmin, dhe besimin në partnerët tanë për t’ju ndihmuar në arritjen e fitimeve dhe investimeve të ëndrrave tuaja. Në ekipin tonë me një përvojë gati 10 vjet në zhvillim projektesh, menaxhim dhe ndërmjetësim, ne jemi të informuar mbi projektet e ardhshme dhe drejtimin e zhvillimit të vendit tonë dhe më gjërë. Falë bashkëpunëtorëve dhe partnerëve tanë në këtë rrugëtim, ne jemi në gjendje të ndërmjetësojmë, të krijojmë dhe të menaxhojmë prona dhe projekte në pothuajse të gjitha pikat e tyre.

Me anë të ndërmjetësimit tonë për zhvillimin e pronave dhe projekteve, përveç shitjes, blerjes, qirasë, ne mundësojmë edhe transaksione shkëmbimi: Prona juaj, në këmbim të një godinë me vlerë të shtuar të tregun e pasurisë së paluajtshme. Ne gjithashtu menaxhojmë edhe shitjen dhe qiranë sipas dëshirës suaj.

Nëse jeni të interesuar, ne do të ishim të lumtur t’ju ndihmonim në konsultimin e investimit tuaj të ardhshëm, t’ju ndërmjetësojmë me eksperiencën tonë në transaksionet që kanë të bëjnë me pasuritë e patundshme (si shitja, blerja, qirajdhënia, qiramarrja dhe vlerësimi) apo edhe për projektet tuaja.

Sinqerisht,

Ark. Silvana Demirxhiu

Administratore e MARSIAL Real Estate

Ndani

Lini një përgjigje

  • Kërkoni Pronat

  • Na Kontaktoni

    • Rivendosni fjalëkalimin

    Krahasoni