fbpx
  • Measurement Unit

  • Currency

OKAZION – VILË 2 KATËSHE E BASHKANGJITUR ME DYQAN DHE BAHÇE, KAMËZ

€ 266,000 Euro
Rruga Albanët, Kamëz, Kamez, Tirana County, Central Albania, 1030, Albania, ,
E Preferuar
OKAZION
  • 46267
  • ID e Pronës
  • 4
  • Dhoma
  • 4
  • Dhoma Gjumi
  • 4
  • Tualete
  • 984.0 m2
  • Sipërfaqje
  • 312.0 m2
  • Sipërfaqja
  • Përditësuar Më:
  • 03/12/2024

Përshkrimi

Jeni në kërkim të një prone në zonë të qetë, në zhvillim të qëndrueshëm, 2 km dhe vetëm 5 minuta larg qendrës së Kamzës, 6km dhe vetëm 12 minuta larg Aeroportit të Rinasit, 10km dhe vetëm 20 minuta nga qendra e Tiranës, kemi pikërisht atë që kërkoni dhe për më tepër me çmim super okazion.

Përshkrimi i pronës:
Prona okazion është një vilë e bashkëngjitur, 2 kate, me sipërfaqe ndërtimi të përgjithshëm prej 311.7 m², e vendosur në një truall prej 297.2 m² dhe një sipërfaqe arë prej 687 m² e mbjellë me pemë e drurë frutorë, në një zonë të ndërtueshme.

Detaje të Brendshme:

• Kati përdhe (152.6 m²):
Përbëhet nga:
• Apartament i veçuar me një dhomë gjumi, kuzhinë dhe tualet, i aksesueshëm përmes një dere të blinduar.
• Pjesa tjetër me 3 dhoma, 1 tualet dhe shkallë për në katin e parë.
• Njësi shërbimi e përshtatur si dyqan me mundësi ekspozimi në rrugën kryesore.

• Kati i parë (159.1 m²):
Përbëhet nga 4 dhoma të bollshme, 2 tualete dhe 4 ballkone, me dalje në taracë përmes baxhos.

Pajisje dhe Komoditete:
• Mobilim modern dhe i kompletuar në të dyja katet.
• Sistem ajri i kondicionuar në të gjitha ambientet.
• Furnizim i qëndrueshëm me ujë nga rrjeti dhe depozitë rezervë në taracë.
• 2 kontrata energjie elektrike aktive, një për banesë dhe një për biznes.
• Parkim për automjetet.

Ambientet e Jashtme:
• Kopësht i gjelbëruar gjatë gjithë vitit, i pasur me pemë frutore si portokalle, mandarina, limona, shegë, kumbulla, fiq, vreshta dhe ullinj.
• Dekorim me pisha dhe ligustra që krijojnë një mjedis të qetë dhe privat.
• Sisteme vaditjeje dhe kullimi të instaluara në të gjithë sipërfaqen e tokës.

Kjo pronë është ideale për një familje të madhe ose për kombinimin e jetesës dhe biznesit, me mundësi të shumta investimi dhe zhvillimi.

Përshkrimi i zonës:

Prona ndodhet në zonë të planifikuar për zhvillim urban industri dhe ekonomi, e cila jep mundësi për zhvillim të qëndrueshëm të të gjithës zonës, me mundësi banimi shërbimesh dhe punësimi.

Rrugët lokale janë të shtruara me asfat deri në pronë, me trotuare të bollshme në të dy anët e rrugës, të pajisura me ndriçim publik, me akses të menjëhershëm në rrugë, të cilat janë të mirëmbajtuara dhe plotësisht funskisonale.

Në dy anët e Rrugës Albanët, Kamëz, janë zhvilluar banesa kryesisht 2-3 kate si dhe biznese të tipit fasoneri apo njësi të vogla dhe të mesme shërbimi. Të gjitha banesat dhe njësitë kanë gjelbërim dekorativ në anë të rrugës që të jep ndjesinë e të qenit në një komunitet bashkëkohor dhe europian.

Afërsia me qendrën e qytetit Kamëz, jep facilitet për të gjitha shërbimet e nevojshme, si arsimore, shëndetësore, policinë e shtetit dhe bashkiake, aktivitete kulturore dhe sportive, qendra biznesi dhe tregtare, markete dhe supermarkete.

Punimet e ndërtimit të vilës janë mjaft cilësore, prona ka akses të menjëhershëm në rrugë, vend për parkim automjetesh, e përshtatshme për banim, njësi shërbimi, klinika apo zyra. Gjithashtu mund të përshtatet si qendër kursesh apo pas shkollore, zgjedhjen e bëni ju!

Prona disponon dokumentacion të rregullt ligjor dhe është e gatshme për tu vizituar në çdo moment.

Loading

Id e Pronës: 46267
Çmimi: € 266,000 Euro
Sipërfaqja: 312.0 m2
Sipërfaqje: 984.0 m2
Dhoma: 4
Dhoma Gjumi: 4
Tualete: 4
Kati: 2
Katet e projektit: 2
Post Parkimi: Po
Orientimi i Pronës: Not Available
rikonstruktuar: Po
Sipërfaqe Neto: 312
Sipërfaqe Bruto (Totale): 312
Detaje të Interiorit (Arredimit)
Kuzhinë e Pajisur me elektroshtëpiake
Lavanteri
Detajet e Jashtme
Kopësht mbas shtëpie
Godina
Investim
Privatësi
Shërbime
Electricitet
Ngrohje
Ujë
Ventilim
Karakteristika Të Tjera
Aksesueshmëri për Invalidë
Adresa: Rruga Albanët, Kamëz, Kamez, Tirana County, Central Albania, 1030, Albania
Qyteti:
Zona:
Zip: 1030
Shtet: Albania
Open In Google Maps
1,363.83
për muaj
  • Principali dhe Interesi
  • Taksa e Pronës
  • Tarifa HOA
1,031.33

Përshtypje

Ju duhet të identifikohu në mënyrë që të postoni një përshtypje
  • Advanced Search

    € 0 për € 1,000,000

Krahasoni Listimet

Alban Demirxhiu