- 44886
- ID e Pronës
- 1
- Dhoma
- 1
- Dhoma Gjumi
- 1
- Tualete
- Po
- Garazhe
- 140.0 m2
- Sipërfaqje
- 65.0 m2
- Sipërfaqja
- Përditësuar Më:
- 02/10/2024
Përshkrimi
APARTAMENTI
Shitet Apartament i përbërë nga 1 dhomë gjumi, 1 dhomë ndenje, 1 tualet, korridor, dhe verandë në katin përdhe të tipologjisë D të Rezidencës Diellon. Apartamenti ka një sipërfaqeprej 65 m² dhe. Pozicioni i tij kyç i jep akses ambienteve të tij në një oborr të gjelbëruar dhe privat pa kosto ekstra! Apartamenti është në fazë ndërtimi dhe mbaron brenda 1 viti. Apartamenti disponon 1 post parkimi të brendshëm, me çmim ekstra, dhe Depo në katin -1. Qarkullim i brendshëm i apartamenteve mundësohet me ashensor, dhe shkallë të ndriçuara me dritë natyrale. Godina është vetëm 2 kate total, me parking të mbyllur,dhe është pjesë e një rezidence elitare të rrethuar, të sigurtë, me ambjente argëtimi, shërbimi dhe relaksi të gjelbëruara dhe mirëmbajtur gjatë gjithë vitit!
RRETH REZIDENCËS:
Kompleksi rezidencal Diellon ndodhet në Mjull-Bathore, 14 minuta nga qendra e Tiranës. Diellon koncepton një stil të ri jetese, si ekuilibrues mes jetesës private familjare dhe asaj social-komunitare.
KONCEPTI I PROJEKTIT
Koncepti i projektimit vjen me një përqasje miqësore, duke respektuar formën e tokës, vegjetacionin dhe elementët e peisazhit. Zona ku zhvillohet projekti ka potencial të mjaftueshëm, me elementë të pasur natyrorë, sportivë dhe panoramik. Koncepti ka në fokus arritjen e kohezionit dhe integrimit social, duke vendosur në qendër të vëmendjes komfortin, privatësinë dhe qetësisë e të jetuarit në një ambient të shëndetshëm me jetë komunitare të pasur.
Dizenjimi ruan maksimalisht tiparet e zonës dhe i përgjigjet në mënyrë shumë delikate relievit. Projekti është konceptuar për dizajn diellor pasiv, ku volumi i ndërtesave dhe sistemeve përdoren për të kthyer energjinë e diellit në energji termike të dobishme për ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave dhe krijimin e një mikroklime më tërheqëse dhe më të këndshme urbane.
PERJETO BASHKEJETESEN ELITARE!
Diellon mundëson që jeta brenda sistemit të tij të jetë e kompletuar. I projektuar strategjikisht vetëm 2 minuta larg nga TEG dhe shumë pranë shkollave elitare. Një vend ku privatësia dhe bashkëjetesa shkojnë paralelisht. Pemët dhe peisazhi i rezidencës ndihmojnë në krijimin e kontrastit me materialet e ndërtimit prej betoni që dominojnë qytetin dhe kjo prodhon një sërë efektesh pozitive psikologjike dhe sociale.
Aty Dajti është panorama e përbashkët e çdo dritareje. Të qenurit pjesë e Diellon si rezident apo vizitues do ju mundësojë përjetimin e harmonisë emocionale ndërthurur me kujdesin arktitekturor.
APARTAMENTE
Apartamentet e tipologjisë D1 në Diellon karakterizohen nga dizajni minimal arkitektonik, ku ndarja koncize e hapësirës formon një seri vendbanimesh njëkohësisht luksoze dhe të thjeshta. Apartamentet grupohen në zonën veri-perendimore e cila përfshin apartamente elitare, me hapësira dhe peisazh të bollshëm. Këto apartamente janë frymëzuar nga konceptet e dizenjimit pasiv, duke shfrytëzuar maksimalisht potencialin e diellëzimit, hijezimit, efektin mikroklimë, dhe ventilimin natyral.
- Principali dhe Interesi
- Taksa e Pronës
- Tarifa HOA