Përshkrimi I Pronës
Shitet Apartament i tipologjise 2+1+1+1, 85m2, i rikononstruktuar dhe i mobiluar. Apartamenti ndodhet ne katin e 5 dhe te fundit te nje pallati ekzistues brenda Unazes se vogel, perballe shkolles Harry Fultz. Apartamenti perbehet nga dy dhoma gjumi, nje dhome ndenje e bashkengjitur me aneks kuzhine dhe ballkon i cili momentalisht eshte i mbyllur per t’ju shtuar hapesires se ndenjes. Apartamenti ka Planimetri funksionale te rregullt dhe orientim Jug – Perendim – Veri i cili mundeson ndricim dhe ajrim optimal ne te gjitha stinet. Vendodhja strategjike midis Zogut te Zi dhe Stacionit te Trenit, dhe afersia me Unazen i japin apartamentit nje pozicion strategjik jo vetem per banim por edhe si mundesi investimi. Apartamenti disponon dokumenta te rregullta dhe eshte i rivleresuar. Per me shume informacion na kontaktoni.