fbpx
Kërkim i Avancuar

Shitet Apartament 1+1, Rezidenca Diellon, Tiranë

1.900 Euro/m2
Rruga Seit Bathorja, ,
shto tek të preferuarat
Rezultatet e kërkimit tuaj

Përshkrimi I Pronës

APARTAMENTI

Shitet Apartament i përbërë nga 1 dhomë gjumi, 1 dhomë ndenje, 1 tualet, dhe korridor në katin përdhe të tipologjisë D të Rezidencës Diellon. Apartamenti ka një sipërfaqeprej 61 m² . Orientimi i dritareve eshte Jug-Lindje, me pamje nga brenda kompleksit, gje qe mundeson nje ndricim natyral gjate gjithe dites, dhe panoramë piktoreske per shkak te intensitetit te ulet te ndertimit qe ofron kompleksi, qe perkthehet ne godina te uleta! Apartamenti është në fazë ndërtimi dhe mbaron brenda 1 viti. Apartamenti disponon 1 post parkimi të brendshëm, me çmim ekstra € 25000, dhe Depo në katin -1. Qarkullim i brendshëm i apartamenteve mundësohet me ashensor, dhe shkallë të ndriçuara me dritë natyrale. Godina është vetëm 2 kate total, me parking të mbyllur,dhe është pjesë e një rezidence elitare të rrethuar, të sigurtë, me ambjente argëtimi, shërbimi dhe relaksi të gjelbëruara dhe mirëmbajtur gjatë gjithë vitit!

RRETH REZIDENCËS:

Kompleksi rezidencal Diellon ndodhet në Mjull-Bathore, 14 minuta nga qendra e Tiranës. Diellon koncepton një stil të ri jetese, si ekuilibrues mes jetesës private familjare dhe asaj social-komunitare.

KONCEPTI I PROJEKTIT

Koncepti i projektimit vjen me një përqasje miqësore, duke respektuar formën e tokës, vegjetacionin dhe elementët e peisazhit. Zona ku zhvillohet projekti ka potencial të mjaftueshëm, me elementë të pasur natyrorë, sportivë dhe panoramik. Koncepti ka në fokus arritjen e kohezionit dhe integrimit social, duke vendosur në qendër të vëmendjes komfortin, privatësinë dhe qetësisë e të jetuarit në një ambient të shëndetshëm me jetë komunitare të pasur.

Dizenjimi ruan maksimalisht tiparet e zonës dhe i përgjigjet në mënyrë shumë delikate relievit. Projekti është konceptuar për dizajn diellor pasiv, ku volumi i ndërtesave dhe sistemeve përdoren për të kthyer energjinë e diellit në energji termike të dobishme për ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave dhe krijimin e një mikroklime më tërheqëse dhe më të këndshme urbane.

PERJETO BASHKEJETESEN ELITARE!

Diellon mundëson që jeta brenda sistemit të tij të jetë e kompletuar. I projektuar strategjikisht vetëm 2 minuta larg nga TEG dhe shumë pranë shkollave elitare. Një vend ku privatësia dhe bashkëjetesa shkojnë paralelisht. Pemët dhe peisazhi i rezidencës ndihmojnë në krijimin e kontrastit me materialet e ndërtimit prej betoni që dominojnë qytetin dhe kjo prodhon një sërë efektesh pozitive psikologjike dhe sociale.

Aty Dajti është panorama e përbashkët e çdo dritareje. Të qenurit pjesë e Diellon si rezident apo vizitues do ju mundësojë përjetimin e harmonisë emocionale ndërthurur me kujdesin arktitekturor.

APARTAMENTE
Apartamentet e tipologjisë D1 në Diellon karakterizohen nga dizajni minimal arkitektonik, ku ndarja koncize e hapësirës formon një seri vendbanimesh njëkohësisht luksoze dhe të thjeshta.  Apartamentet grupohen në zonën veri-perendimore e cila përfshin apartamente elitare, me hapësira dhe peisazh të bollshëm. Këto apartamente janë frymëzuar nga konceptet e dizenjimit pasiv, duke shfrytëzuar maksimalisht potencialin e diellëzimit, hijezimit, efektin mikroklimë, dhe ventilimin natyral.

Loading

Adresa: Rruga Seit Bathorja
Qyteti:
Shteti/Qarkut:
Zip: 1001
Shtet: Albania
Id E Pronës: 44903
Çmimi: 1.900 Euro/m2
Madhësia E Pronës: 61 m2
Prona Madhësia Lot: 61 m2
Dhomat: 1
Dhoma gjumi: 1
Tualete: 1
Kati: 0
Kate Totale: 1
Garazh: Po
Konstruksioni: Konstruksion Beton/Armuar
Statusi: I disponueshëm
Dokumentat: Dokumenta të rregullta
Dhome Magazine
Pamje Panoramike
Oborr
Pllaka
Kuzhine
Ashensor
Parkim
Ajer i Kondicionuar
Garazh të mbyllur

Listime të Ngjashme

krahasoni
Ekskluzive

Shiten 4 Apartamente 3+1, Akses Tirana, Tira...

153.600
3
dhoma gjumi
2
banjo
128 m2
madhësia
5 Prill, 2024
krahasoni
Listim i Ri!

Shitet Apartament Modern 2+1, Rezidenca Diel...

279.900 Euro
2
dhoma gjumi
2
banjo
120 m2
madhësia
31 Janar, 2024
krahasoni
Listim i Ri!

Shitet Apartament, 1+1, Diellon Residence, T...

2.000 Euro/m²
1
dhoma gjumi
1
banjo
65 m2
madhësia
17 Janar, 2024
  • Reset Password

  • Exchange

  • Kërkoni Pronat

  • Na Kontaktoni

      Për çdo kërkesë apo bashkëpunim me agjensinë tonë, Na kontaktoni nërmjet formularit të Mëposhtëm!
      Me respekt, MARSIAL Real Estate!
      Agjensia juaj e Pronave!

    • Mortgage Calculator

    Krahasoni