Përshkrimi I Pronës
Jepet me qira Apartament me sipërfaqe 125.5 m2. Apartamenti ndodhet në katin e tetë banim dhe përbëhet nga një dhome dite (zone ndejtje, zone ngrënie dhe zonë gatimi), dy dhoma
gjumi, dy tualete, nje depo dhe dy ballkone ku sipërfaqja e njerit ballkon i është bashkengjitur dhomës së ditës. Apartamenti është i sapo investuar dhe është i mobiluar në mënyrë tepër bashkëkohore. Objekti ku ndodhet prona është ndërtese e re, me lartësi 9 kate e ndërtuar rreth vitit 2000 dhe është në kushte të mira ndërtimore. Lidhja mes kateve realizohet me shkallë dhe me ashensor.
Gjendja aktuale dhe investimi teknik
Apartamenti është i orientuar nga Lindja, dhe të gjitha ambientet kanë pamje panoramike të qendrës së Tiranës. Dritaret e medha në formë vetratash bejne te mundur ndriçim të bollshëm natyral dhe ventilim te gjithe apartamentit.
Punimet e kryera në apartament janë bashkekohore dhe me teknologji te perparuar EE and ECO.
Rifiniturat:
Vetrata jane me dopjoxham termik PVC te markes gjermane REHAU.
Sistemi elektrik eshte qendror, e me konkretisht i perket tipologjise VIMAR By-me Smart Home, sistem ky i gjenerates se fundit per menaxhimin dhe kontrollin teresorte apartamentit.
Sistemi i kondicionimit (ngrohja dhe ftohja) eshte sistem qendror me parametra bashkekohor per eficencen e energjise. Me konkretiksht, eshte instaluar sistem mini VRV Daikin, klasi A+ Inverter dhe jane perdorur pajisje te brendshme kanalore.
Sistemi hidraulik, e me konkretiksht ngrohja e ujit realizohet me sistem qendror, me pompe nxehje klas A+, tip kondicioneri duke rritur keshtu eficencen e energjise dhe nivelin e kursimit.
Muret e brendshem dhe ata perimetral jane mjaft cilesor, me fiber minerale dhe dopio laster diamanti per termicitet dhe akustike me te mire.
Tavanet po ashtu jane me fiber minerale dhe tek laster diamanti per termicitet dhe akustike me te mire dhe jane te pajisur edhe me elemente dekorative gipsi.
Dyshemeja eshte e veshur me parket druri. Soleta e saj eshte e veshur me gome akustike mbi te cilen jane kane kapur binare per ngritje dhe mbi binare jane vendosur lastra ABS 1 cm per izolim me te mire. Mbi keto lastra eshte shtruar parketi i drurit me spesor 2.6cm.
Tualete jane me ngrohje me fibra karboni.
Dera kryesore e hyrjes dere e blinduar.
Dyert e brendshme jane prej druri.
Tualetet jane te veshur me pllaka.
Cmimi i Apartamentit eshte 1500 Euro/muaji neto.