Alban Demirxhiu
Rreth Meje
Unë jam Alban Demirxhiu, profesionist i diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi, me Master në Marketing nga Universiteti i Tiranës dhe një specializim të avancuar pasuniversitar në Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme. Si ndërmjetës i licensuar dhe i certifikuar menaxhimin, dhe vlerësimin në pasuri të paluajtshme, jam i pajisur me njohuri të thelluara dhe aftësi të shkëlqyera për të operuar në tregun imobiliar me përkushtim dhe profesionalizëm.
Përvoja ime gjatë këtyre 25 viteve, përfshin projekte të rëndësishme në fushën e projektimit të strukturave, ku kam realizuar me sukses projekte për objekte të larta civile dhe ndërtesa industriale dhe vepra infrastrukture, duke bashkuar aftësitë me teknologji të avancuara të kohës, dhe metodologjitë më të fundit të BIM (Building Information Modeling). Kjo qasje më ka mundësuar të ofroj konsulencë të avancuar për projektimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e projekteve ndërtimore, me një fokus të veçantë në cilësinë dhe përputhjen me standardet më të fundit të industrisë. Gjithashtu puna dhe eksperienca në këtë fushë më ka aftësuar në matjen dhe njohjen e parametrave urbane të zhvillimit të pronave dhe kostove financiare të projekteve për investitorët.
Gjithashtu, kam një përvojë të vlefshme në administratën publike, ku kam kontribuar në drejtimin e planifikimit të zhvillimit të territorit të Bashkisë Vorë, një nga zonat më me zhvillim në 25 vitet e fundit, kam shërbyer pranë zyrës së rindërtimit të këtij qyteti pas emergjencës civile të tërmetit 2019. Gjatë kësaj periudhe kam qënë i angazhuar edhe pranë këndit të koordinatorëve të BE-së për projektet e Bashkisë Vorë. Këto angazhime më kanë pajisur me një kuptim të thellë të procesit të zhvillimit urban dhe të administrimit të projekteve publike, duke përmbushur në mënyrë efektive nevojat e qytetarëve dhe kriteret e planifikimit urbanistik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Aktualisht, si pjesë e MARSIAL Real Estate, përfitoj nga këto eksperienca për të ndihmuar klientët të bëjnë investime të informuara në pronat e tyre. Me një integrim të ekspertizës në projektim, zhvillim, njohuri ligjore dhe aftësi në marketing, ndihmoj klientët të zbulojnë dhe të përfitojnë nga mundësitë më të mira në tregun e pasurive të paluajtshme. Pavarësisht nëse janë investitorë të rinj apo me përvojë, përkushtohem të udhëheq klientët e mi me profesionalizëm dhe dedikim, duke i drejtuar drejt një rrugëtimi të suksesshëm dhe të qëndrueshëm në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri.
Ju Mirëpres për bashkëpunime,
Alban Demirxhiu